Personi që u vetëplagos në kokë aksidentalisht, është në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Personi që u vetëplagos në kokë aksidentalisht, është në gjendje të rëndë

09 shkurt 2019 14:58

Dje në Fushë Kosovë, një person aksidentalisht u vetëplagos në kokë.

“Sipas dëshmitarëve raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, derisa ishte në dhomën e tije duke manipuluar me një armë zjarri-revole, arma ka shkrepur aksidentalisht me ç’rast dyshohet se viktima ka goditur veten me plumb në kokë”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE: Vetëplagosje në Fushë-Kosovë

“Viktima nga dëshmitarët është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit. Arma –revolja se bashku me një fishek dhe një gëzhojë është gjetur dhe konfiskuar nga policia. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, përfundon raporti policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme