Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetplagoset një person në Fushë Kosovë

Një person është vetëplagosur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke pastruar armën, është vetë plagosur në shuplakë të dorës.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.