Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes pasi hidhet nga ura në Meqe të Gjakovës

Një person në rrethana të panjohura ka kërcyer nga ura në fshatin Meqe të Gjakovës dhe ka vdekur.

Policia e Kosovës raporton se të martën trupi i tij është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.