Një 56 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi mjeti vinç që drejtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Gomsiqe të Pukës, ku “një mjet tip kamion Vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Gjithashtu në mjet ka qenë edhe G. N. 23 vjeç, i cili është lënduar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Artikuj të ngjashëm