Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrokulliset kamioni në Deçan, vdes një person

Një persona ka vdekur e një tjetër është lënduar të dielën si pasojë e rrokullisjes së një kamioni në bjeshkën e Pleqes, të fshatit Isniq-Deçan.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 19:25 dhe viktimat janë dërguar në QKMF-në në Deçan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të përfshirëve. I lënduari është liruar për në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Ndërsa, një person ka vdekur të hënën në Klinë, si pasojë e një vetaksidenti.