Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë-Rugovë në kilometrin e shtatë, pasi ka rënë poshtë nga një lartësi.
Sipas Policisë, ende nuk dihet arsyeja se pse është ndalur vetura ku ka qenë viktima apo si ka ardhur deri te rënia.
“Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me zjarrfikësit kanë arrit që ta nxjerrin trupin dhe rasti është duke u hetuar. I ndjeri ka dalë nga vetura, ku ka qenë më shokët e tij, por rrethanat si ka rënë poshtë nuk dihen. Tashmë ka dëshmitar dhe presim që sa më parë të zbardhet rasti’’, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet pa shenja jete një person në Grykën e Rugovës
-
Personi që vdiq në Rugovë doli nga vetura pasi nuk po ndihej mirë, ra në humnerë
-
Vdes një person në Rugovë, dyshohet se u godit nga lisi
-
Vdiq një person në Graboc të Pejës, ra nga lartësia derisa po punonte në një shtëpi
-
Gjendet i vdekur në veturë një person në Pejë