Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.
Rasti për KOHËN është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.