Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së një 24-vjeçarit në Prevallë të shtunën.
Sipas Policisë viktima ishte duke ecur në një shteg malor dhe dyshohet se ka rrëshqitur e ka rënë në humnerë. Nga plagët e marra ai ka humbur jetën.
“Prevallë, Prizren 20.11.2021-11:30. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.