Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në një aksident në Kamenicë

Një person ka vdekur të hënën në një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën Sterzovicë të Kamenicës.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe më pas mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është në IML për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti ka shkuar në procedurë hetimore.