Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një njëvjeçare në Prishtinë, u godit nga kamioneta

Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur të shtunën në Prishtinë pasi është goditur nga një kamionetë. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin policor.

Vozitësi i kamionetës është dërguar në mbajtje për 48 orë derisa po punohet për ndriçimin e rrethanave të rastit.