Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se të martën në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së rreth orës 13:54 ka vdekur i paraburgosuri, me inicialet R.B, 82 vjeçar.
Sipas njoftimit, R.B, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë me datë 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore është dërguar në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I njëjti po vuante nga Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis”, thuhet në njoftim.
R. B, akuzohej për veprën penale ‘keqpërdorime seksual’.
I njëjti ishte në masën e paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.