Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një foshnje dymuajshe në Prishtinë

beba

Një foshnje dymuajshe ka vdekur në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.

Sipas njoftimit, foshnja e gjinisë mashkullore ka vdekur në rrethana të panjohura.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.