Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 60 vjeçar në Dardani pasi bie nga ndërtesa

Policia e Kosovës konfirmon se sot në orën 10:10 minuta në lagjen Dardania të kryeqytetit, një person ka rënë nga ndërtesa me ç’rast ka humbur jetën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se me të marr informatën, Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

“Vdekja e këtij personi është konstatuar në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një mashkull rreth 60 vjeçar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia më vonë do të sqarojë rrethanat e kësaj ngjarjeje.