Një person ka vdekur pasi që ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur në lagjen “Prishtina e re” rreth orës 17:00, ndërsa rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personi i gjinisë mashkullore është dërguar në QKUK mirëpo nuk ka arritur t’iu përballojë plagëve .
“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një grua në Prishtinë pasi ra nga një ndërtesë
-
Vdiq një grua, ra nga një ndërtesë në Prishtinë
-
Vdes një person rreth të 20-ave në Prishtinë, dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë
-
Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Arrestohet i dyshuari për shtytje në vetëvrasje pasi një grua ra nga ndërtesa në Prishtinë