Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz, ku një 6-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në rezervuar.
Dyshohet se i mituri O.K. ka rrëshqitur aksidentalisht në rezervuarin e fshatit Iballë. Ai është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë./TCH