Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 55-vjeçe, bie nga kati i tretë

Një 55-vjeçe ka rënë nga kati i tretë i një pallati në Tiranë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Daniel Ndreka”, ku ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetasja F.D., 55 vjeçe, transmeton tch.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.