Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 55 vjeçar, bie nga ndërtesa në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë

Një 55 vjeçar ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për KTV-në.

“Sot në orën 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas raportimeve të para ai ishte punëtor në ndërtesën që njihet si 44 katëshja.

Dyshohet se ai ka rënë nga kati i parë, në katër kate nën nivelin e tokës.

Edhe Një punëtor 23 vjeçar bie nga një ndërtesë në Prishtinë Kronikë Një punëtor 23 vjeçar bie nga një ndërtesë në Prishtinë

Mjekët e urgjencës në Prishtinë kanë konfirmuar se kanë gjetur pa shenja jete punëtorin.

Policia thotë se hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë, ndërkaq në vendin e ngjarjes është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.