Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 47 vjeçar si pasojë e zjarrit në Skenderaj

Një 47 vjeçar i paralizuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që kaploi dhomën ku ai ndodhej, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për KP se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00.

Viktima ndodhej i vetëm në shtëpi, në kohën që shtëpia u kaplua nga flakët.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.