Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

77-vjeçari gjendet i vdekur në një mal që u përfshi nga zjarri në Skenderaj

Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së hënës në një mal që u përfshi nga zjarri në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Sipas Policisë trupi I pajetë është gjetur nga familjarët.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77-vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Ai ka thënë se Policia, me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Zahiti ka theksuar se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.