Pas një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka vdekur një 46-vjeçare e cila u godit nga vetura.
Rasti ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit ditën e sotme. Në aksident lëndime pësoi edhe një këmbësore tjetër, ndërsa u përfshin dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit këmbësoret, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me këtë, Policia ka arrestuar një person.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Vdes një grua në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj
-
Goditet për vdekje nga vetura një 40-vjeçare në Gjonaj të Prizrenit
-
Vdiq një 46-vjeçar në një aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj