Gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet me ç’rast kanë pësuar lëndime të rënda trupore tre persona, por njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.
Sipas raportit policor, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 18:20 në magjistralen Shtime-Ferizaj, më saktësisht përballë lulishtes “Agrocoop”.
Ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, inicialet e të cilit janë A.A 25 vjeçar, ishte duke vozitur në relacionin Shtime-Ferizaj, e për shkaqe ende të panjohura ka kaluar në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe është rrokullisur.
Ngasësi dhe dy pasagjerët tjerë janë dërguar menjëherë mbrëmë në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.
Megjithatë, sot në orën 14:40 minuta, mjeku kujdestar ka treguar se i lënduari me iniciale A.A ka ndërruar jetë.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.
-
Vdiq një person që u përfshi në aksident trafiku në Ferizaj muajin e kaluar
-
Vdiq shtatzëna që u lëndua në aksidentin Ferizaj – Shtime
-
Vdiq në QKUK personi që u aksidentua më 25 gusht në Ferizaj
-
Vdes këmbësori që u aksidentua muajin e kaluar, po trajtohej në QKUK
-
Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime