Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se një burrë i moshës 59 vjeç nga Obiliqi ka vdekur në QKUK pak pasi ishte dërguar për trajtim, si pasojë e lëndimeve të rënda.
Policia nuk ka bërë të ditur për mënyrën e lëndimit të viktimës.
“Rreth orës 10:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë (në Obiliq), është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti pak minuta më pas, ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës B.D. mashkull 59 vjeç, është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm