Personi i cili ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi është lënduar rëndë në Obiliq, bëhet e ditur se lëndimet vdekjeprurëse i kishte marrë derisa ishte duke punuar në një firmë të këtij vendi.
Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes në QKUK një person që u lëndua rëndë në Obiliq
-
Policia heton vdekjen e një personi që u lëndua derisa ishte duke punuar në shtëpi
-
Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime
-
Një person në Obiliq vdiq teksa po punonte në automjet