Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes në aksident një shqiptar në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vdekur pas një aksidenti me veturë në Brescia të Italisë të enjten, raportojnë mediat italiane.

Viktima ishte duke udhëtuar me veturën e tij kur u përplas me një kamion në rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga lëndimet e rënda, shqiptari humbi jetën menjëherë në vendngjarje, teksa vetura ishte e shkatërruar plotësisht.

Për momentin, shkaqet e aksidentet nuk dihen. Policia ka filluar ta hetojë rastin.

Vetëm disa minuta pas aksidentit fatal, një tjetër përplasje mes një veture dhe kamioni ndodhi në rrugën e njëjtë, por pa pasoja për jetën.