Ka vdekur edhe personi i dytë i lënduar nga aksidenti i së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë për koha.net se bëhet fjalë për një të ri Ç.G. 18-vjeçar.
Aksidenti kishte ndodhur të dielën në mbrëmje. Në vendin e ngjarjes kishte vdekur një person.