Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Bajqinë të Podujevës, një i vdekur

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Në aksidentin e së dielës në mbrëmje, ishte përfshirë një veturë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Koha.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka shtuar se personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.