58-vjeçarja e plagosur të dielën në Podujevë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
58-vjeçarja raportohet të ishte plagosur aksidentalisht.
Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, me ç ‘rast njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se aksidentalisht kanë plagosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë
-
Armë e municione kapen në shtëpitë e personave që u përleshën në Podujevë
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri