Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes 52-vjeçari, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i spitalit në Tiranë

Një 52-vjeçar dyshohet se ka vdekur duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Policia shqiptare ka njoftuar se rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës ndërsa bën me dije se janë duke kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se 52-vjeçari ishte i infektuar me koronavirus, mirëpo akoma ndonjë njoftim zyrtar nga spitali nuk është dhënë./Abcsnews/