Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Një tjetër pacient në spitalin "Shefqet Ndroqi" është hedhur nga lartësia e godinës e për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale L.S. Ky është rasti i 5-të i vetëflijimit nga spitalet COVID brenda pak muajsh.
Një 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga lartësia e spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje. Ky është rasti i 5-të i vetëvrasjes në spitalet COVID në kryeqytet brenda disa muajsh.
Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve COVID Reshat Grembi 69-vjeç në spitalin Infektiv, 29-vjeçari Xhino Koça, Hasan Mira rreth 65 vjeç si dhe 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja, të tre këta të fundit tek spitali "Shefqet Ndroqi"/Shqiptarja.
-
Vdes 52-vjeçari, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i spitalit në Tiranë
-
I infektuar me Covid-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i spitalit në Tiranë
-
Bën vetëvrasje një pacient me COVID-19 në Shkup
-
Vetëvrasjet e pacientëve me COVID në spitalet e Shqipërisë
-
Vdes pacienti me koronavirus në Shqipëri që u hodh nga kati i tretë i Infektives