Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një spitali.
Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për COVID. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me babanë e tij.
Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës.
Ndërkohë që ka treguar se djali ishte trembur pas përgjigjes së tamponit. Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë, transmeton tch.
-
Vdes pacienti me koronavirus në Shqipëri që u hodh nga kati i tretë i Infektives
-
Një pacient me COVID-19 hidhet nga kati i dytë i spitalit në Tiranë
-
Vdes 52-vjeçari, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i spitalit në Tiranë
-
Pacienti me koronavirus në Shqipëri hidhet nga kati i katërt i spitalit
-
I infektuar me Covid-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i spitalit në Tiranë