Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Reçan të Prizrenit

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Reçan të Prizrenit të shtunën.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, fqinjët kishin hapur derën e shtëpisë së gruas, pasi për dy ditë nuk e kishin parë atë. Aty e kishin gjetur pa shenja jete.

Policia ka njoftuar se rasti po hetohet, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

“Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete. Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.