Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë, e cila po hetohet në pistën e vetëvrasjes, në Kamenicë.
Sipas njoftimit, një person ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mesditën e së martës.
Në vendngjarje, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Artikuj të ngjashëm