Një foshnje dymuajshe është dërguar pa shenja jete në ambulancën në fshatin Studençan të Suharekës të enjten pasdite, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se për ngjarjen është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”.
Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kanë deklaruar se deri ditët e fundit foshnja ka qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
“Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia nis hetim për vdekjen e një foshnje të porsalindur në Suharekë
-
Një foshnje pa shenja jete dërgohet në QKMF-në e Suharekës
-
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Prelluzhës së Obiliqit
-
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
-
Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në Emergjencën e Mitrovicës, Policia inicion hetim