Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 15:40 një foshnje është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e Qendrës Kryesorë të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.
Policia po e trajton si hetim i vdekjes dhe nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.
Sipas raportit të Policisë trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.
“Në emergjencën e QKMF është dërguar një foshnje pa shenja jete. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast dhe trupi i pajetë të dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Prizren, Policia nis hetimet
-
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Prelluzhës së Obiliqit
-
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete
-
Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në Emergjencën e Mitrovicës, Policia inicion hetim