Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë e një punëtori në Aeroportin e Prishtinës

Një person është gjetur pa shenja jete në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Flora Ahmeti, nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për RTK se, “një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur rreth orës 08:00 e mëngjesit të sotëm në Aeroportin "Adem Jashari", në Prishtinë”.

Ajo tha se Policia e Kosovës dhe zyrtarë të mjekësisë ligjore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar arsyen e vdekjes.

Mediat raportojnë se i vdekuri është punëtor IT, Gent Zymberi.

Artikuj të ngjashëm