Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Ksamil të Sarandës prokuroria dhe policia e këtij qyteti vijon punën për zbardhjen e ngjarjes. Sipas prokurorisë së Sarandës , ende nuk është verifikuar mjeti i cili ka goditur shtetasen 15 vjecare nga Rusia.
Që kur ndodhi ngjarja dhe deri ditën e sotme policia ka bërë kontrrolle të imtësishme në të gjitha mjetet e dyshuara dhe jo vetëm, pasi në këtë zonë ku ndodhi dhe goditja qarkullojnë shumë mjete. Po ashtu janë marrë në pyetje shumë nga pushuesit, si dhe nëna e vajzës. Kjo e fundit për prokurorinë e Sarandës është shprehur se kanë qënë dy mjete të cilat në atë zonë që po notonte vajza kanë kaluar, duke dhënë madhësinë e mjeteve lundruese si dhe ngjyrat.
Sipas prokurorisë, policia ka bërë kontrrolle të cdo mjeti si dhe ka marrë mostrat, duke bërë dhe karahasimin me analizat e marrë nga vajza 15-vjeçare. Po ashtu për TCH bëhët e ditur se janë tre mjete lundruese tek të cilat dyshohet më shumë, dhe këto nuk janë motora deti, por gomone ose skaf. Gjithsesi duhet kohë për të zbardhur këtë ngjarje, duke marrë dhe mostrat.
-
Në Sarandë e Ksamil bllokohen 64 motorë uji
-
Vdekja e adoleshentes ruse në Ksamil nuk ishte mbytje
-
Moska i kërkon llogari Tiranës për vdekjen e 15-vjeçares ruse në Ksamil
-
Turistja e huaj 16-vjeçare mbytet në Ksamil
-
Policia po heton zhdukjen e një gruaje që zbriti në stacionin e autobusëve në Prishtinë