Policia shkencore në Tiranë nuk ka kryer ende analizën e ADN-së në flokët e gjetura në helikën e një motori uji që i mori jetën një turisteje ruse 15-vjeçare në Ksamil.
Ndërkohë, Moska zyrtare ka shtuar presionin ndaj Tiranës për zvarritje të hetimeve dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke qenë se është viti i dytë radhazi që turistë rusë humbin jetën në brigjet e Jonit nga motorët e ujit, zvarritja e hetimeve ndaj autorit që i shkaktoi vdekjen 15-vjeçares nga Shen Petersburgu ka shqetësuar edhe Ambasadën ruse në Tiranë.
Bëhet e ditur se Ambasada e Federatës Ruse i kërkon prokurorisë së Sarandës çdo ditë informacione zyrtare mbi ecurinë e procesit hetimor. Ambasada kërkon të informohet në detaje mbi të gjitha gjetjet e hetuesve që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.