Është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermës “Agro Noli” në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Së paku 12 copë i ka mbytur ujku aq sa ka mundur t’i gjejë pronari në fushat përreth, por dëmi mund të jetë edhe më i madh.
“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë. E dhimbshme është që të gjitha kishin qengja në bark”, ka thënë për Koha.net menaxheri i fermës “Agro Noli”, Fadil Mehmeti.
Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk sepse ka mundësi që delet tjera të mbytura i kanë bartur ujqit drejt malit.
“Meqë kopeja është e madhe vështirë është me ditë sa copë mungojnë”, ka thënë ai duke u tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin.
{gallery}
-
Të paktën 12 copë dele mbyten nga ujku në Strellc të Epërm të Deçanit
-
Zviceranët protestojnë kundër ujqve që po ua mbysin delet
-
Asgjësohen 32 krerë gjedhe në Gjilan dhe Prizren
-
Shtypen dhe ngordhin 143 dele në Idaho të SHBA-së duke ikur nga dy ujqër
-
Dogana konfiskon 12 dele e 12 dhi në kufi, arratisen të dyshuarit