Dogana e Kosovës ka konfiskuar 12 dele dhe 12 dhi, pasi ato u braktisën nga dy persona posa e kaluan kufirin Serbi - Kosovë. Të dyshuarit ikën posa vërejtën njësitë policore, thuhet në raportin e përditshëm policor të hënën.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
“Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, i cili i ka hapur hetimet”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Kontrabandonte dhi e dele nga Serbia, ndalohet burri në Podujevë
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara
-
AUV-i kthen në Shqipëri 485 dele e 25 qengja të futura ilegalisht në Kosovë
-
Kaloi kufirin ilegalisht, Policia kap të dyshuarin me 500 pula