Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim për kthimin në vendin e origjinës të kafshëve të ndaluara, të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.
Siç është bërë e ditur, më 16 nëntor, Policia Kufitare, Dogana dhe Shërbimi Veterinar kanë ndaluar në Prizren një grup kafshësh të kontrabanduara të llojit dele dhe dhi, që kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar nga Republika e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për 485 dele dhe 25 qengja që janë kthyer sërish në vendin e origjinës.
“Për shkak se këto kafshë nuk posedonin certifikata shëndetësore veterinare dhe paraqisnin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, AUV ka kthyer në vendin e origjinës, Shqipëri, 485 dele dhe 25 qengja. Veprimet e ndërmarra janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Doganën dhe Prokurorin e Shtetit”, thuhet më tej në njoftim.
AUV-i më tej ka njoftuar se importi i kafshëve të gjalla lejohet të kryhet vetëm përmes pikave kufitare të autorizuara, ku realizohen kontrollet e detyrueshme dokumentare, identifikuese dhe veterinare, me qëllim që të shmanget çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.
-
Dyshohet për kontrabandë me kafshë në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele të paregjistruara
-
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të murtajës
-
Ndalohet importi i shpezëve nga disa rajone të Polonisë në Kosovë
-
AUV-i heq ndalesën e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Shqipëria
-
Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia