Kronikë

Kapen 100 dele të kontrabanduara në dy fshatra të Kosovës

Descriptive Text

Në dy raste të ndara, Policia Kufitare e Kosovës, ka parandaluar kontrabandim me dele të mërkurën, njëri rast në fshatin Debëlldeh të Vitisë, e tjetri në Zupqë të Zubin-Potokut.

Sipas njoftimit, në Debëllldeh, Policia ndaloi një kamion ku gjendeshin 50 krerë delesh, që dyshohet se ishin futur nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Në Zupqë, autoritetet kufitare ndaluan një kamion pa targa, ku gjithashtu gjendeshin 50 dele, që dyshohet se u futën ilegalisht nga Serbia.

“Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetentë, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku me delet i janë dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin policor.

Image