Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie. Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, të enjten në ora 11:10, ku viktima ishte duke punuar.
Ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) derisa rasti është duke u trajtuar.
“Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
-
Lëndohet një punëtor pasi u rrëzua në vendin e punës
-
Dy punëtorë lëndohen rëndë në vendin e punës në Prizren
-
Lëndohet në vendin e punës një qytetar në Prizren