Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të shkaktuar nga tejkalimi me makinë në magjistralen Ferizaj - Prishtinë.
Vetura e tre të dyshuarve është goditur në pasqyre nga një veturë tjetër e dy viktimave meshkuj, po ashtu shqiptarë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjell Koha.net
Pas kësaj, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimave me ç’ rast njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet të fortë në kokë dhe fytyrë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas janë liruar për në shtëpi, raporton PK, transmeton Koha.net. Në vendin e ngjarjes janë gjet dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë njëra e cal 7.65 mm me mbishkrimin “Girsan” dhe tjetra “Ekol Tuna” e cal. 8 mm.
Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.