Kronikë

U paraqit në emër të dikujt tjetër për testin për patentëshofer, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar të mërkurën me dyshimin se ka mashtruar duke u paraqitur në sallën për test për patentëshofer në Prishtinë, në emër të dikujt tjetër.

Policia e ka intervistuar të dyshuarin dhe për të do të merren veprime të mëtejme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim. Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentëshofer. Personi i dyshuar: - E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër. Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.