Një person i ka ikur policëve në Prishtinë pasi e kishin ndaluar për kontroll.
I dyshuari ka thënë se po futet në shtëpi për ta marrë letërnjoftimin, por më pas nga aty e ka hedhur një çantë me marihuanë ndërsa vetë ka ikur.
Policia nuk ka thënë se e ka identifikuar apo kapur të dyshuarin.
“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, të cilin e kanë ndal për legjitimim dhe kontroll. I njëjti ka kërkuar nga zyrtarët policorë që të hynë në shtëpi dhe të marr letërnjoftimin pasi që policia e kishte ndalur para shtëpisë së tij. Në momentin që ka hyrë brenda në shtëpi, i njëjti ka hedhur nga dritarja e ballkonit të shtëpisë në pjesën e pasme një çantë në të cilën kishte: një peshore të vogël digjitale dhe 7 paketime me bari të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2004.4 gram (2 kilogram e 4.4 gram). I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Konfiskohen narkotikë në Prishtinë, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset
-
Konfronton me armë policët në kufi me Shqipërinë, lë pas vetes çantën me 21 kg marihuanë
-
I vjen pakoja me marihuanë me postë, arrestohet i dyshuari