Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U godit me thikë në shpinë, një burrë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Therje me thikë

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në Obiliq të mërkurën për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person e ka goditur me thikë një tjetër pas mosmarrëveshjes që kishin pasur më herët.

Njoftohet se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar në një gjellëtore më pas kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe në oborr të shtëpisë e kishte goditë me thikë në shpinë. Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.