Një person gjatë punimeve në oborrin e tij në fshatin Gjuriq të Malishevës ka gjetur të shtunën dy granata dore.
Granatat dyshohet se janë të Luftës së Dytë Botërore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti i deminimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë tërheqjen e mjeteve dhe ka thënë se granatat dyshohet se janë të Luftës së Dytë Botërore.
“Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raportin e Policisë.