Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U gjenden armë në oborr, arrestohen dy meshkuj e një femër

Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm bën të ditur se dje, në Zllakuqan të Klinës, në oborrin e një shtëpie kishte gjetur dhe pastaj e kishte konfiskuar një AK/47, me 16 fishekë. Po ashtu thekson se dy meshkuj e një femër ishin arrestuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk jep hollësi si ishte zbuluar arma dhe as pse ishin arrestuar tre persona.