Mbi Pallatin e Rinisë në Prishtinë është vërejtur tym mëngjesin e së dielës.
KOHA ka mësuar se dyshohet për një kabllo të energjisë elektrike të djegur, derisa një punëtor i Pallatit duket të jetë lënduar. Mjekët që e trajtuan punëtorin, konfirmuan që lëndimi i tij ka ardhur për shkak të ekspozimit ndaj tymit.
Në vendin e ngjarjes janë kamionë të zjarrfikësve, policia dhe po ashtu ndihma e parë. Po ashtu në vend të ngjarjes kanë dalur edhe KEDS-i. Punonjësit e KEDS-it kanë treguar se janë ftuar ta ndalin rrymën.
Në Pallat ende po shihet tym.
KOHA ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për rastin.
Edhe
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
{gallery}