Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tronditet Fushë-Kruja nga tritoli në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut

Fushë-Kruja është tronditur nga shpërthimi i tritolit. Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në cepin e oborrit të dy shtetasve në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës ku në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve Besim dhe Ramazan Muçës është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga sa mësohet, tritoli është vendosur në shtëpitë e të afërme të Xhisiela Malokut, e cila së fundmi është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të PS-së.

Gazeta Shqiptare mëson se Ramazan Muça është gjyshi i Xhisielës nga nëna.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se janë shoqëruar 9 persona.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Edhe Sulm me tritol ndaj një polici në Shkodër Kronikë Sulm me tritol ndaj një polici në Shkodër

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve